Kush është shqiptaro-amerikanja që kundërshton hoxhën e Kosovës për “Sheshin e Krenarisë”

Vana Jerliu-Ramadani

Në shoqërinë kosovare, mjerisht stigmatizimi është i theksuar në disa tema të rëndësishme.

Sikur jemi te prire te stigmatizojme disa individë, duke mos respektuar te drejtat njerezore, por në fakt mund të jemi aq te pa meshirshem saqë shpesh i shkelim te drejtat njerezore dhe nuk lodhemi fare për pasojat negative në shoqeri, perderisa tregojme një lloj trimerie dhe krenarie.

Ka mundesi te mos jemi te informuar aspak se çfarë jemi duke folur, por diskriminojme tjetrin, jemi aq te vendosur në stigmen tone, saqe bejme te pamunduren per te treguar se vetëm ne kemi te drejte.

Ne i stigmatizojme edhe njerezit me te vjeter duke i konsideruar te paafte per pune pas moshës 65 vjeçare. I diskriminojme e stigmatizojme njerezit me halle e derte, qofshin ata familjarë tanë, fqinjë tane, miq tane, apo qytetarë tane.

Ndoshta jo te gjithe ndjehemi e mendojme se kjo dukuri eshte “OK”, por disa nga ne sikur kemi frikë të shprehemi edhe ateherë kur e dallojme çfarë eshte e drejte e çfarë e padrejte dhe heshtim qe te mos humbim ndonje ndeje, se ndejat i vleresojme me shume se disa gjera te rendesishme.

Te gjykosh pa qene aspak te informuar rreth atyre gjykimeve, eshte padrejtesi shume e madhe dhe çuditshem ne nuk lodhemi fare per kete pune.

Shoqeria e Kosoves te le pershtypjen  sikur mendon “ne i dime te gjitha dhe nuk kemi nevojë per mesime te reja” kur ne vendet e zhvilluara te botes, shoqeritë jane gjithnje ne proces te të mesuarit nonstop per te qene te informuar ne nivel te duhur, varesisht profesionit.

Ka nje varg problemesh dhe stigmatizimi ne Kosove qe eshte e domosdoshme per t’u adresuar, por sot kam vendosur te flas per rrugen “Sheshi i Krenarise”.

Ne sheshin e krenarise paskan dalë disa qytetarë kosovarë per te festuar, apo kerkuar te drejten e tyre.

Po e perseris: disa qytetarë te Kosovës jane stigmatizuar, diskriminuar, ofenduar aq shume nga shumë bashkëvendës te tyre, pse ata paskan festuar te drejtat e tyre.

E marrë me mend si mund të ndjehet nje nga ata qytetarë te Kosoves, duke lexuar dhe degjuar ofendime, kercnime nga bashkëqytetaret, fqinjet e tyre, familjaret e tyre.

Sigurisht se eshte e frikshme per disa te stigmatizohen ne kete mënyrë dhe te kercenohen se nuk kanë te drejte te jene vetja e tyre, por duhet te jene si shumica.

Bile Hoxhe Husamedin Abazi ka shkruar në fb e tij “Rruga Sheshi i Poshtersise”. Kush po ua lejon abuzimin e rrugeve dhe shesheve te Prishtines?!”.

Keshtu paska thënë Hoxha, njeriu qe lutet tek Zoti i Madh qe na ka krijuar te gjithe neve.

A thua çfarë po mendon Hoxha Husamedin, e kujt eshte kjo rruge? A eshte rruga e Hoxhes apo e te gjithe qytetareve kosovarë.

Kisha pasur deshire te shkoj po tek ajo rruge dhe te festoj çfardo do te festohej ne lagjen time te Kosoves, qofte ndonje feste fetare, dasme a fejese, lindje e ndonje femije dhe pastaj kisha pasur deshire te degjoj çfarë do te thoshte Hoxha.

Ndoshta do të thotë se une nuk mund te festoj ne ate rruge se jam nga Amerika. Une jam nga Kosova dhe Amerika. Kjo rruge eshte edhe e imja, edhe e jotja Hoxhe Husamedini.

Une me pare pata ngritur zerin edhe per te drejtat e grave me shamia dhe pata bërë thirrje te mos diskriminohet askush me shami apo pa shami.

Në fakt kam kerkuar te mos pengohen gjate shkolimit per arsye te shamise, te respektohet besimi fetar i tyre dhe isha shume krenare kur ngrita zerin per kete çeshtje.

Por nuk do te thotë se nuk do te ngris zerin per te drejten e tjetrit qe dallon nga feja, besimi apo orientimi.

Per mua eshte me rendesi e drejta e çdo qytetari te Kosoves, duke perfshire edhe komunitetin LGBTQ+, gratë me shami e pa shami, pleq e të rinj, varesisht dukjes, moshes, besimit apo orientimit politik, orientimit seksual.

Hoxhe i nderuar, nuk e di sa je i informuar, por edhe komuniteti LGBTQ+ jane qytetare te Kosoves sikur une dhe ti.

Ato rruge dhe sheshe, sa ndjehesh shpirtnisht se jane rruget tua si qytetar i Kosoves, aq jane edhe rruget e komunitetit LGBTQ.

Pse festohet nje e drejte njerezore, nuk eshte abuzim. Nuk është abuzim vetëm pse dallojne festat tona.

Nëse ofendojmë komunitetin LGBTQ te Kosoves, ne ofendojme qytetaret tane, fqinjet tane, miqtë tane, femijet e familjet tona, pa asnje te drejte, vetëm pse janë ndryshe nga ne.

Hoxhë Husamedin, edhe ty me te ofendua dikush veç pse je hoxhë, beso qe e kisha ngritur zerin per te drejten tende, sepse do te me pengonte, nuk do te ishte e drejte.

Sigurisht se edhe ti do te ishe i shqetesuar dhe kishe menduar se si ka mundesi me më ofendue dikush pse jam ndryshe dhe besoj ndryshe.

Kisha thënë me vete se çka po u pengon Hoxha t’u i këqyr punet e veta.

Por te jemi te drejte se edhe komuniteti LGBTQ i ka te drejtat e veta dhe jane qenie njerezore qe i ka krijuar Zoti i madherishem. Por në fakt, mjerisht kete komunitet nuk e njohim fare, se nuk kemi dashur t’i njohim sa duhet qytetaret tane.

Bile po mundohemi me i izoluar, me ua ndaluar edhe rruget e Kosoves.

Sa e dhimbshme kjo. Nuk i njohim qytetaret tane sepse jane ndryshe, sepse vishen ndryshe, flasin ndryshe, besojne ndryshe.

Çfarë na bënë neve si shoqeri i gjithe ky stigmatizim në këtë rast? Kush jemi ne? Pse nuk respektojmë njerëzit ashtu siç janë, perderisa nuk shkelin ligjet dhe nuk bëjnë krime? Pse nuk shohim njëri-tjetrin si qenie njerezore, por stigmatizojme, gjykojme, diskriminojme, shkelim të drejtat njerezore?

Pse të mos edukohemi drejt, duke respektuar të drejtat e çdo njeriu dhe të jemi mendje hapur?

Per fund, Hoxhë i nderuar, kuptojeni se Rruga ”Sheshi i Krenarise” është rruga e të gjithë neve, sepse të gjithe jemi qytetarë të Kosovës dhe kemi të drejta të barabarta.

……………………………
(Autorja jeton në SHBA dhe me profesion eshte Magjistre e Studimeve te Varesive, Shendetit Mendor, Magjistre e Drejtesise Penale dhe aktualisht vijon Magjistraturen e trete – Punet Sociale ne baze te Etikes se Drejtesise me specializim Femijet dhe Familja dhe Shendeti Mendor. Njëherësh, është aktiviste per avokimin e te drejtave te njeriut, diversitetit dhe perfshirjes.)