Kush i bëri 30 vjet n’rresht t’Rugovës?

“N`rresht t`Rugovës”, është motoja e shënimit të 30-vjetorit të LDK-së në Gjilan.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, paralajmërimin për shënimin e tridhjetë vjetorit të themelimit të kësaj partie në Gjilan, ia ka bashkangjitur edhe një slogan interesant, transmeton Mediafokus.info.

“30 vjet n’rresht t’Rugovës”, ka shkruar Haziri, duke treguar kështu se është i moçëm në këtë parti.

“30 vjet n’rresht t’Rugovës. Ju ftoj të gjithëve të jenë pjesë e manifestimit të madh politik, të mërkurën, ora 16:00, në sallën e teatrtit të Gjilanit! #30vjetnRreshttRugovës”, ka shkruar Haziri, në llogarinë zyrtare në Facebook./Mediafokus.info