Kush ia ‘votoi votën’ Riza Zenelit?
Një qytetar në Gjilan është ankuar për keqpërdorim të emrit apo të votës së tij, raporton T7.
Një qytetar ka bërë të ditur se dikush kishte votuar në emrin e tij, ndërsa atij i është thënë se mund të votojë me kusht.
“Po kam votuar, e kam një ankesë, kishte votuar dikush në emrin tim e mua ma bën votën me kusht. Ku me u drejtu tash? Quhem Riza Zeneli. Kishte votuar dikush në emrin tim, më tha ti mundesh me votu me kusht, tash kujt me iu drejtu unë? Nuk e di a numërohet ajo votë a nuk numërohet”, ka thënë ai në T7.

