Kush ishin 41 vendimmarrësit e parë të Gjilanit pas luftës, njëri prej tyre ishte babai i kandidatit për kryetar Komune

Tani që jemi në prag të zgjedhjeve lokale, prej të cilave do të dalin 35 vendimmarrës të rinj si dhe kryetari i Komunës, është interesante t’i sjellim emrat e 41 kuvendarëve të parë të Gjilanit, pas luftës.

Asambleja e parë komunale e Gjilanit, e dalë nga zgjedhjet e 28 tetorit 2000, që takimin themelues e ka mbajtur më 11 nëntor 2000, ka pasur 41 këshilltarë të votës së qytetarëve dhe 8 të tjerë (6 serbë, një turk dhe një rom) të emëruar nga kryeadministratori i Kosovës, francesi Bernard Kushner, shkruan Mediafokus.info

LDK: Lutfi Haziri, Dritë Idrizi, Fatmir Rexhepi, Venhar Haziri, Zijadin Maliqi, Enver Bllaca, Musa Qerimi, Xhavit Hajdari, Ramadan Kurteshi, Shukri Sylejmani, Halim Huruglica, Nazmi Musa, Drita Maliqi, Jakup Bajrami, Isa Bunjaku, Fehmi Mahmuti, Rushit Avdiu, Sanije Elezi, Qerim Lipovica, Xhemajl Hyseni, Remzi Ahmeti, Nazim Hajdari, Sami Ahmeti, Jonuz Jonuzi, Ruzhdi Ismajli, Shefqet Murtezi dhe Vebi Salihu.

Partia e Progresit Demokratik (PDK): Ismail Kurteshi, Ejup Uruqi, Sami Hoxha, Fatmir Mehmeti, Xhevat Demiri, Avdyl Hasani, Ibrahim Salihu, Sabri Tahiri, Izmi Zeka, Musli Ukshini, Azem Mujku.

AAK: Ahmet Isufi e Shaban Rexhepi.

PQLK: Hetem Bajrami.

Ndërkaq, UNMIK-u ka emëruar 8 këshilltarë nga radhët e komuniteteve.

Gratë në këto zgjedhje siguruan vetëm 3 mandate.

LBD-ja nuk arriti të fitojë numër të mjaftueshëm të votave për të qenë e përfaqësuar në vendimmarrjen komunale.

Seanca e parë e Kuvendit, më 11 nëntor 2000 dhe disa të tjera, pas saj, janë mbajtur në një nga sallat e ish-kombinatit të tekstilit, derisa u rregullua hapësira në objektin e ish-Bankkosit, ku sot është e vendosur administrata komunale.

Është interesant se nga përbërja e parë, në përbërjen e tashme të Kuvendit Komunal, që ka 35 ulëse, kemi vetëm dy emra: Ismajl Kurteshi e Sami Ahmeti, por asnjëri dhe as tjetri nuk kanë qenë pjesë e të gjitha kuvendeve.

Ndërkaq, shtatë nga këshilltarët e atëhershëm, nuk jetojnë më. Njëri nga ta ishte Ruzhdi Ismajli (LDK), i biri i të cilit, Arbër Ismajli, tani është kandidat për kryetar Komune nga i njëjti subjekt. /MediaFokus/