Kush ishin dy personat që e shtynë Albin Kurtin të hyjë në politikë?

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar në emisionin ‘Te Fidani’ se janë dy persona, të cilët e kanë shtyrë atë të merrej me politikë.

Kurti ka përmendur dy emra që ndikuan për futjen e tij në politikë e që ishin, Ejup Statovci, ish-rektor i UNiversitetit të Prishtinës, në klohën kur ai ishte student dhe Adem Demaçi, ish i burgosur politik dhe drejtues i  Zyrës Politike të UÇK-së.

Kurti po ashtu deklaroi se për të më e lehtë është politika sesa angazhimi akademik, qoftë si pozitë, qoftë si opozitë.

“Ne dimë t`i bëjmë mirë të dyjat”, ka thënë Kurti./mediafokus.info