Ky ishte profesori nga Vushtrtia që punoi në Normalen e Gjilanit

Normalja e Gjilanit u themelua në vitin 1961, me vendim të Këshillit Popullor Komunal.

Normalja u hap si nevojë e kohës për sigurimin e kuadrove për shkollat fillore. Në mungesë të kuadrit në gjuhën shqipe, në fillimet e saj, shumicën e lëndëve mësimore i mbanin mësimdhënësit serbë.

Gradualisht, shkolla u kompletua me kuadër shqiptar. Edhe Xhemajl Pllana nga Vushtria ishte njëri nga mësimdhënësit e Normales së Gjilanit, shkruan Mediafokus.info.

Mësimet e para i përfundoi në vendlindje, gjatë viti 1945/46 për të vazhduar progjimnazin në Vushtrri (1946/49) dhe pastaj edhe vitin e katërt në gjimnazin e Prishtinës (1949/50).

Për shkaqe ekonomike e lëshon gjimnazin dhe fillon punën e mësuesisë në shkollën fillore në Smrekovnicë. Vijon tutje punën në shkollën e Oshlanit.

Pas mbarimit të kursit të mesëm pedagogjik në Pejë, vazhdon mësimet në Normalen e Gjakovës, ku diplomoi në vitin 1952, me sukses të dalluar.

Pasi punoi një vit në Progjimanzin e Vushtrrisë si mësues i gjuhës dhe letërsie shqipe, në vitin 1953 regjistrohet në Universitetin e Beogradit, Katedra e Albanologjisë, të cilin e mbaroi në vitin 1962, pasi kishte pasur ndërprerje për shkak të rrethanave ekonomike dhe politike të kohës.

Ndër të tjera, Pllana ka punuar si profesor edhe në Normalen e Gjilanit (1962/63), në Normalen e Prishtinës (1964/65), Normalen e Mitrovicës, Akademinë Pedagogjike në Prishtinë dhe së fundi në Qendrën Kulturore (1976/93).

Pensionohet dhunshëm, pasi refuzoi të nënshkruajë kërkesën për pranimin e plan-programeve mësimore serbe.

Por, kush ishin 86 mësimdhënësit e kësaj shkolle?

Sipas librit të autorëve Shefik Haliti, Ilmi Rexhepi e Adem Ademi, të cilët kanë bërë një monografi për këtë shkollë, mësimdhënës të Normales së Gjilanit kanë qenë: Ibrahim Shabani, Mehmet Surdulli, Shaban Geci, Sadulla Brestovci, Rashit Gashi, Ekrem Gjinolli, Xhemajl Pllana, Sabri Ahmeti, Sabedin Sabedini, Tefik Geci, Kurtesh Ahmeti, Ahmet Hajdari, Ditar Qamili, Mustafë Veseli, Nesrine Tali, Enver Gjinolli, Nijazi Azizi, Remzi Lloga, Rexhep Jakupi, Hasan Ymeri, Rashit Alidema, Sali Tahiri, Sali Emërllahu, Mehmet Halimi, Adem Meshina, Qerim Mustafa, Makfire Uzunaliq, Ramadan Selimi, Hysen Latifi, Rukije Haliti, Hilmi Dërmaku, Zijadin Munishi, Nuhi Rexhepi, Azem Azemi, Shefik Haliti, Fehmi Rexhepi, Ilmi Rexhepi, Rifat Shabani, Shefqet Aliu, Shefqet Zymberi, Sadik Qamili, Ferat Rexhepi, Rafet Bajrami, Isa Jakupi, Selman Vokshi, Sadri Shkodra, Qemal Rexhepi, Bajram Qerimi, Demush Haziri, Hajrush Fazliu, Riza Latifi, Fejzulla Fejzullahu, Rexhep Qamili, Esat Shkodra, Xhevat Haziri, Xhafer Xhaferi, Hajredin Gashi, Faredin Sherifi, Farush Ramadani, Naim Rasimi, Adem Ademi, Abaz Osmani, Hafiz Gashi, Abdylaziz Veseli, Rexhep Munishi, Mustafë Maloku, Xhemajl Xhemajli, Shaban Maloku, Tevide Ahmeti, Mujë Rugova, Zeqir Fazliu, Isa Bunjaku, Riza Shabani, Qamil Ramabaja, Islam Osmani, Muzafer Gjinolli, Ismajl Rexhepaj, Naile Zeqiri, Bajram Behluli, Ismet Jakupi, Hafiz Jusufi, Abaz Abazi, Shefqet Pllana, Ekrem Tali, Zylfije Mjeku, Fetije Veseli.

Pra, një numër i konsiderueshëm i tyre kanë qenë nga komunat tjera, madje edhe nga ish-republikat jugosllave të asaj kohe.Shumica e tyre nuk jetojnë sot, por me punën e tyre kanë lënë gjurmë të përjetshme në arsimin e lartë shqip në Gjilan e Kosovë. /Mediafokus.info