Kush janë deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës që sot dhanë betimin?

Në Kuvendin e Kosovës, sot janë zëvendësuar 12 deputetë, të cilët kanë lënë mandatin për shkak të anagzhimit në poste ekzekutive.

Këta janë: Deputeti Enver Haliti nga Lëvizja Vetëvendosje zëvendëson Albin Kurtin, që është zgjedhur kryeministër.

Deputeti Arban Hyseni nga LV-ja zëvendëson Glauk Konjufcën. Arta Bajraliu nga LV-ja, Albulena Haxhiun.

Kujtim Haziri gna LV-ja, e zëvendëson Arben Vitia. Deputeti Eman Rrahmani nga LV-ja e zëvendëson Haki Abazin.

Deputeti Hatim Baxhaku e zëvendëson Anton Qunin. Deputeti Fidan Rekaliu e zëvendëson Lumir Abdixhikun.

Deputeti  Xhavit Uka e zëvendëson Avdullah Hotin. Deputetja Besa Gaxherri e zëvendëson Hykmete Bajramin.

Deputeti Shkumbin Gashi e zëvendëson Besian Mustafa. Deputetja Zikreta Halili e zëvendëson Emilia Rexhepi.

Deputeti Gazmend Abrashi e zëvendëson Ramush Haradinaj.

Deputetët e rinj e kanë dhënë betimin, pasi që është lexuar teksti nga kryeparlamentarja./mediafokus.info