Kush janë dy minatorët që vdiqën sot në tragjedinë e minierës së Artanës?

Dy minatorë vdiqën sot në tragjedinë e minierës së Artanës. Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur emrat e viktimave nga tragjedia në minierën e Artanës, Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj, raporton Mediafokus.info.

MEPTINS u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve, derisa ka njoftuar se autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur.

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info/