Kush janë gazetarët prej të cilëve mësoi shumë Lutfi Haziri, në fillim të karrierës politike?

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur në superlativ për disa intelektualë të Gjilanit, prej të cilëve në fillim të karrierës së tij politike tha se ka mësuar shumë, raporton Mediafokus.info.

Haziri, gjatë ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve, të hënën, ka thënë se ka mësuar shumë prej gazetarëve e intelektualëve të kohës, si Beqir Musliu, Hasan Bunjaku, Sabit Rrustemi, Bedri Sadiku e Ilmi Musliu.

“Si udhëheqës i politikave të rinisë në fillim vitet 90-ta, mua më ka bërë nder të veçantë që t’i bashkëngjitem njerëzve të artit, librit e gazetave, në kohët më të vështira. Bëhet fjalë për Beqir Musliun, Hasan Bunjakun, i cili së bashku me Sabit Rrustemin, Bedri Sadikun e Ilmi Musliun, i dhanë jo vetëm dritë informacionit, në ato pak mundësi që kishin, njoftonin e luftonin terrin informativ e kulturor, duke i dhënë dimension kulturor kalendarit, i cili, për dhjetë vite ka qenë gjithë shqiptar, jo vetëm i Gjilanit. Prej tyre, unë kam mësuar shumë personalisht, edhe si me qenë i angazhum, si me punu dhe me dijtë si me mbajt fjalën”, ka thënë Haziri, transmeton Mediafokus.info.

Përndryshe, Haziri në Ditën e Çlirimit të Gjilanit, i ka nderuar me mirënjohjet më të larta komunale: Hasan Bunjakun, Sabit Rrustemin, Bedri Sadikun e Ilmi Musliun./Mediafokus.info/