Kush mund ta identifikojë këtë burrë që luftoi për mbrojtjen e kufirit etnik?
Në këtë foto shihet një luftëtar shqiptar në mbrojtjen e tokave dhe kufirit të Shqipërisë etnike.
Disa thonë se luftëtari në foto mund të ketë qenë nga Shqipëria, meqë dihet se në luftërat për mbrojtjen e kufirit etnik, kanë marrë pjesë edhe oficerë të Mbretit Zog.
Ka të tjerë që mendojnë se luftëtari i NDSh-së ndoshta është nga Medvegja.
Xhafer Leci, i cili e ka publikuar këtë foto, dëshiron të dijë saktësisht identitetin dhe origjinën e këtij burri që luftoi për t`i dalë zot tokës shqiptare, ngado që shtrihej ajo.
Sipas tij, ky luftëtar i NDSH-së, duhet të ketë qenë bashkëluftëtar i komandantëve Mulla Idriz Gjilani dhe Shefqet Kapedani-Bylykbashi.
‘Më kanë thënë se ka qenë nga Shqipëria, dikush tjetër nga Komuna e Medvegjës, por pa asnjë dëshmi’, ka shkruar Leci.
Dihet se nga Shqipëria kanë marrë pjesë në luftë shumë oficerë dhe luftëtarë të Mbretit Ahmet Zogu.
‘Nëse eventualisht ndokush nga Malësia e Kamenicës, atje ku janë zhvilluar betejat kundër hordhive serbo çetnike komuniste, në mbrojtjen e kufirit të Shqipërisë Etnike, më 1941- 1945, di diçka, ju lutem më shkruani’, ka thënë Leci.
Ndoshta dikush posedon ndonjë fotografi të tij ose të dhëna tjera. /Mediafokus

