Kush na heq qafe qentë dhe mickojat i ka 218 vota prej nesh
Banorët e lagjes Qëndresa në Prishtinë, kanë vendosur të sfidojnë kandidatët për kryetarë me një kërkesë specifike, heqjen e qenve dhe mushkonjave.
Postimi plotë:
I bëjmë me dije kandidatët për kryetar të Prishtinës se ne një pjesë e banorëve të Lagjes Qëndresa, saktësisht 218 votues, jemi dakorduar që do t’ia japim votat tona kandidatit që na premton për këto dy pika:
1. Heqjen qafe të qenve endacakë, (dimër e verë);
2. Heqjen qafe të mickojave (verës)
Kandidati i interesuar për këto 218 vota duhet këtu të na premtoj botërisht, e pastaj në nënshkruajmë një marrëveshje besatimi tek noteri më së largu dy ditë para ditës së zgjedhjeve.
Përndryshe, pa marrëveshje tek noteri nuk i besojmë asnjërit qaq sa i besojmë premtimeve për liqene brenda qytetit, telefrika, sheshe me kilometra të gjatë, e të ngjashme…!
Kandidati që ofron më shumë se kaq, për shembull të kemi ujë së paku 8 orë në 24 orë, apo t’i shembë muret që na i kanë mbyllur rrugët e lagjes, apo të kemi eventualisht një shtyllë elektrike me ndriçim, përveç që do t’ia zëmë për nder, ja japim besën se do të punojmë edhe për më shumë vota se kaq.
Në emër të Këshillit Organizativ, unë me emër, mbiemër e me foton që e shihni më lartë…!

