Kush nga LDK po e quan Vjosa Osmanin “dhelpër e vetmuar”

Bajram Gecaj (LDK) i njohur për fjalorin e tij ngacmues, e ka quajtur ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, “dhelpër e vetmuar”, pas vizitës që ajo realizoi në Shqipëri.

Njëherësh, Gecaj ka rikujtuar vizitën e kryeministrit Hoti, që sipas tij, ishte për të ruajtur seriozitetin e shtetit të Kosovës.

“Pak kohë më parë Shqipërinë e vizitoi kryeministri i LDK Abdullah Hoti, i cili ka bërë vizitën më serioze të një kryeministri të Kosovës në Shqipëri, pa u përdorur nga askush, duke i takuar të gjithë dhe duke ruajtur seriozitetin e shtetit të Kosovës.” M.B.

Kryeministri Hoti funksionin në ekip, e jo si “dhelpër e vetmuar”!”, ka shkruar Gecaj.