Kush po alarmon: “Të lutem Kosovë, zgjohu nga gjumi”!

Vana Jerliu Ramadani, magjistre e Psikologjisë në SHBA, ka bërë një apel për autoritetet kosovare në profilin e saj në facebook, me titull “Të lutem, zgjohu Kosovë nga gjumi”.

Ajo thotë se Kosova nuk po e merr seriozisht rrezikun nga pandemia koronavirus.

“I bëj thirrje qeverisë dhe popullatës në Kosovë që të marrin masa më të rrepta për mbrojtjen nga pandemia e koronavirusit”, ka shkruar Vana Jerliu Ramadani./mediafokus.info