Kush po bën thirrje që politika amerikane të kalojë në anën e Serbisë?
Publicisti Daut Dauti ka komentuar një shkrim të autorit Michael Waller, i cili cilësohet një thirrje që politika amerikane të dalë në anën e Serbisë.
Waller ka ndikim të konsiderueshëm në rrethet konzervative amerikane që janë përkrahëse të zellshme të Trumpi-it.
Ky është një artikull i botuar në ‘Washington Times’ që tenton ta zhvlerësoj politikën amerikane ndaj Kosovës që është zbatuar nga presidenti Clinton deri me ardhjen e Trumpi-it në pushtet, thotë Dauti.
Është thirrje që tashti politika amerikane duhet të dalë në anën e Serbisë. Autor është amerikani Michael Waller që ka ndikim të konsiderueshëm në rrethet konzervative amerikane që janë përkrahëse të zellshme të Trumpi-it. Artikulli është shkruar në atë mënyrë sa që as Shesheli nuk do ta shkruante më ‘mirë’.
Nëse artikujt e këtillë vazhdojnë të botohen në shtypin amerikan, Kosova është në rrezik të madh. Administrata e tanishme amerikane, duke u afruar me Serbinë, ka dhënë disa shenja se është duke e shikuar me dyshim politikën e deri tashme ndaj Kosovës.
Artikulli, tërthotrazi, bënë me dije se shqiptarët e Kosovës nuk janë në gjendje të krijojnë shtet të qëndrueshëm dhe ky fakt nuk është edhe aq i pavërtetë.
Ajo që mbetet të shpresojmë është se politikanët e Kosovës do të kthjellohen dhe do ta shohin rrezikun.
Do të ishte edhe më mirë që ky të ishte artikulli i fundit i kësaj natyre i botuar në SHBA.
Për fat të keq, gjasat e botimeve të artikujve tjerë si ky, nuk janë të vogla, thotë Dauti./mediafokus.info


 
 
						 
						