Kush po e helmon Malishevën?
Malisheva është zgjuar sot me ndotjen enorme të lumit Mirusha.
Në fotografinë e realizuar nga kryetari i këshillit të këtij fshati, Latif Maliqi, shihet ndotja e madhe që, sipas informatave ende të pakonfirmuara zyrtarisht, po shkaktohet nga industria.
Maliqi pyet se çfarë ndërgjegje duhet të kenë ata që po e helmojnë Malishevën?
“No comment. A e meritojmë ne, banorët e fshatit Malishevë, gjithë këtë ndotje të lumit? A keni ndërgjegje ju, a po doni ta helmoni një fshat. Ne po angazhohemi për një fshat të pastër, kurse ju e ndotni. I lus organet komunale që të marin masa ndaj tyre”, ka shkruar Maliqi, në emër të Këshillit të fshatit Malishevë, transmeton
Deri tani, nuk është identifikuar se kush e shkaktoi këtë ndotje.
Por, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, në një prononcim për Mediafokus.info, ka thënë se do t’I ndërmarrin të gjitha masat për identifikimin e keqbërësve.
Madje, ai e ka cilësuar këtë si krim kundër lumenjve dhe natyrës.
“Kjo që sot ka ndodhur në Malishevë, e para disa ditëve edhe në Livoç të Epërm, është shumë shqetësusese. Do dalim në vendin e ngjarjes dhe bashkë me inspeksionin komunal do i ndërmarrim të gjitha masat që keqbërësit të gjobiten nga ana e Komunes. Kjo që po shohim sot e edhe para disa ditëve në Livoç të Epërm, është krim kundër lumenjve dhe natyrës”, ka thënë Ismajli./MediaFokus/

