Kush po e tradhton LDK’në, sipas Naser Rugovës?
Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, duket se e ka goditur fort Vjosa Osmanin, por pa ia përmendur emrin, raporton Mediafokus.info.
Rugova ka thënë se koketimi me partitë tjera, në emër reformës, është tradhti e cdo vlere e parimi që Ibrahim Rugova ka instaluar në LDK.
Duhet theksuar se kryekuvendarja Vjosa Osmani është kritikuar shumë ditëve të fundit, pasi shpesh-herë, sipas analistëve, ajo është në vijë me Vetëvendosjen, e kundër partisë së saj.
Ja postimi i plotë i Naser Rugoves:
Të gjithë pajtohemi që LDK duhet të reformohet, por ky ndryshim duhet të vijë vetëm nga brenda dhe assesi i porositur nga jashtë.
Stop koketimeve dhe punës rrënuese kundër shtëpisë tonë të përbashkët. Flirtimi dhe bashkërendimi i veprimeve me njerëz jashtë partisë, sidomos me eksponentë të partive tjera, kinse në emër të ndryshimit dhe reformës është tradhti e çdo vlere dhe parimi që Presidenti Rugova ka instaluar dhe që LDK e ka ruajtur me fanatizëm këto tridhjetë vite.
LDK është e vetmja parti vërtet demokratike, prandaj nuk na duhen kopallat e porositura nga kuazi partitë politike dhe as pallavrat e analistëve që me honorar shesin mend në TV.
LDK gjithnjë ia del, LDK është e vetmja që nuk bën aventura me të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Rugova.Mediafokus.info/

