Kush po i fiton milionat nga djathi i gomaricës
Një serb po fiton miliona nga djathi i gomaricës. Kilogrami i këtij djathi shitet për një mijë euro dhe vështirë gjendet.
I bardhë, i fortë dhe i pasur në aromë, djathi unik i gomarit, në Serbi, nuk është vetëm i shijshëm por edhe i mirë për shëndetin, thotë Slobodan Simic, prodhues i tij.
Ka vetëm një kleçkë, me një çmim prej 1 mijë eurosh për kilogram dhe ky mund të jetë djathi më i shtrenjtë në botë.
Që nga 2012, Simiq dhe ekipi i tij i fermerëve, kanë mjelur gomaricat që jetojnë në rezervatin natyror në Serbinë Veriore të quajtur Zasavica.
Qumështi i tyre është i ngjashëm me qumështin e gjirit dhe nga Simiq konsiderohet si një kurë për një seri sëmundjesh, përfshirë asmën dhe bronshitin.
Qumështi i gomaricave ka nivele të ulëta kaseine, një lloj proteine që vepron si një agjent thelbësor në zënien e djathit, ndaj dhe Simiq, me jo pak krenari thotë se askush tjetër në botë nuk mundet dhe nuk do të mundet të bëjë ndonjëherë djathë gomarice.

