Kush po paralajmëron krijimin e Shteteve të Bashkuara Turke (SHBT)
Profesori dhe studiuesi i shkencave islame, Mustafë Bajrami, ka paralajmëruar formimin e Shteteve të Bashkuara Turke, madje shumë shpejt, pa dhënë më shumë hollësi për këtë projekt.
‘Shumë shpejt mund të shpallet krijimi i Shteteve të Bashkuara Turke. Kjo federatë me kryeqytet Stambollin do të ketë më shumë se 300 milion banorë dhe do të jetë vendi më i pasur në planet me tri burimet kryesore të energjisë; ujë, naftë dhe gas.
Bota po ecë drejtë një ngjarjeje të madhe…!’, ka shkruar Bajrami në profilin e tij, ku ka pasur shume komente.

