Kush po propozon të shënohet Dita e Asllanave
Në botë festohen e shënohen lloj-lloj ditësh e ngjarjesh, ama nuk besoj të ketë një të tillë çfarë e ka menduar e kërkuar ky qytetar nga Gjilani.
Ai ka propozuar të shënohet njëherë në vit Dita e Asllanave.
Po, pse dita e Asllanave. Sepse, vetë propozuesi quhet Asllan dhe ai dëshiron t`i njohë e takojë edhe Asllanat tjerë.
“Quhem Asllan Hisen Gërbovci dhe jam nga Gjilani. Ju bëjë ftesë të gjithë atyre që e kanë emrin Asllan të caktojmë një ditë, në një vend, në çfardo qyteti që dëshironi ju e të festojmë ditën e emrit që kemi. Nëse dëshironi ta festojmë përgjigjuni në facebook. Le të ngelet ditë feste e Asllanave”, ka thënë ai. /Mediafokus.info/

