Kush thoshte se Albin Kurti dëshiron të konfrontohet me policinë?

Ish-shefi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën, Alex Anderson, në vitin 2005, kishte deklaruar se Albin Kurti ka dëshirë të konfrontohet me policinë, që asokohe quhej Shërbimi Policor i Kosovës.

“E kam vërejtur dëshirën e Albin Kurtit për konfrontim me policinë. Albini më ka thënë se aktivistët e tij të ri kanë krijuar një qëndrim që nuk i frikohen policisë. Më çudit se si ai thjeshtë ballafaqohet me situatën me metoda të vjetra, në situatat që i kemi pasur në kohën e Milosevic’it”, pati thënë Anderson, në një intervistë për gazetën “Java”, transmeton Mediafokus.info.

Ndryshe, kryeministri aktual i cili ka fituar bindshëm zgjedhjet e 9 shkurtit, po refuzon që të shkojë për t’u intervistuar në Prokurori, si dëshmitar i një rasti të korrupsionit./Mediafokus.info/