Kush u kërkoi mjekëve të mësojnë këngën ‘Oj Kosovë oj nana ime’
Dikush zgjedhë edhe tituj e tekste këngësh për të përçuar një mesazh.
Kështu ka bërë edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili u ka thënë sot mjekëve që ta mësojnë këngën ‘Oj Kosovë oj nana ime’, si thirrje për më shumë përgjegjësi në punë.
Kjo ishte si thirrje për mjekët që të mos lejojnë profesionistët të ikin nga vendet e punës.
Ministria e Shëndetësisë ka organizuar sot një tryezë me temën “Transformimi i Shëndetësisë”.

