Kushtetuesja rrëzoi Ligjin për caktim çmimesh, reagon Hoti
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që ta shpall të pavlefshëm Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se sistemet e komanduara kanë dështuar dhe ata që tentojnë t’i ringjallin, lodhen kot.
Sipas tij, LDK-ja beson në ekonominë sociale të tregut, në konkurrencën e lirë e në iniciativën private për prosperitet e zhvillim
“Lidhja Demokratike e Kosovës beson në ekonominë sociale të tregut, në konkurrencën e lirë e në iniciativën private për prosperitet e zhvillim. Sistemet e komanduara kanë dështuar. Ata që tentojnë t’i ringjallin lodhen kot. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg”, shkroi Hoti.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin për rastin e ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovë, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, ku është njoftuar se është shpallur e pranueshme kërkesa.

