Kushtrim Kadriu kritikon deputetët e Gjilanit për heshtje përballë dështimit të autostradës Gjilan-Prishtinë
Autostrada e Gjilanit, prej vitesh ka ngecur në baltë pas bjeshkëve të Zhegocit, ndërkohë që aksidentet në rrugën Gjian-Prishtinë janë rritur ndjeshëm.
Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan, ka kritikuar deputetët e kësaj zone, të cilët po heshtin përballë këtij dështimi, ndonëse votat i kanë marrë për t`i përfaqësuar interesat e qytetarëve.
Në të vërtetë, ata po i mbrojnë interesat e tyre, duke punësuar familjarë.
Postimi i Kadriut:
Është e pamundur të shkosh në Prishtinë pa parë ndonjë veturë të aksidentuar.
Të gjitha këto dëme materiale e rrezikime për qytetarët ndodhin si pasojë e papërgjegjësisë së Qeverisë dhe dështimit për të përfunduar autostradën Gjilan Prishtinë.
Deputetët e Vetëvendosjes nga Gjilani, për fat të keq, kurrë nuk e ngritën zërin për këtë projekt jetik.
Ata u morën me punësimin e familjarëve të tyre gratë e tyre, motrat e tyre, ndërsa disa nga kamarjerllëku i ajronëve, veç kanë nisë me dite me porositë kallamari.
Ndërkohë, gjilanasit rrezikojnë jetën çdo ditë në një rrugë të pasigurt dhe të lënë pas dore.


 
 
						 
						