Kuvendi i hap rrugë largimit të kriterit diskriminues prej 15 vjet përvojë pune për pensionistët kontributdhënës
Sot, Kuvendi i Kosovës votoi pro rezolutës për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës, e propozuar nga deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, raporton Mediafokus.info.
Duke falënderuar deputetët për mbështetje ndaj kësaj rezolute, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në profilin e saj në facebook, njoftoi se me këtë rezolutë kërkohet që të largohet plotësisht kriteri diskriminues prej minimum 15 vjet pune.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Me 53 vota për dhe 11 abstenime kaloi Rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.
Më në fund mora besimin e grupeve parlamentare të Ldk-së dhe Pdk-së, dhe komuniteteve pakicë jo serbe, për votimin e rezolutës për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.
Kjo rezolutë kërkon që të ndryshohet ligji për kontributet pensionale dhe të hiqet komplet kriteri diskriminues për përvojën e punës 15 vjeçare.
Falënderoj deputetët për mbështetje!

