Kuvendi i Kosovës dështon sërish në zgjedhjen e kryeparlamentarit përmes votimit të fshehtë
As përpjekja e dhjetë për konstitumin e Kuvendit, nuk solli rezultat pozitiv. Komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të fshehtë, dështoi të miratohet edhe sot.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se ”Për” ishin 54 deputetë, ”Kundër” – 1 deputet, ”Abstentime” s’ka pasur.
Dehari pas votimit ndërpreu seancën dhe njoftoi vazhdimin e saj të hënën.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti dhe LVV po tentojnë që në forma të paligjshme e jokushtetuese dhe duke keqpërdorur Avni Deharin të imponojnë vullnetin e tyre.
Krasniqi ka thënë se VV duhet ta ndërrojë kandidatin dhe ta propozojë një kandidat që merr shumicën e votave për t’u bërë kryetar i Kuvendit.
“Kurti s’ka vota për t’u bërë kryeministër dhe kjo është arsyeja se pse po e mban peng Kuvendin”, ka thënë ai.
“Na vjen shumë keq’’, ka deklaruar Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas dështimit të sotëm të seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka deklaruar se komisioni i propozuar për votim të fshehtë është shkelje ligjore, pjesë e secilit, Bajrami ka thënë se LDK-ja nuk bëhet.
‘‘Ne nuk kemi votë për Haxhiun, e kemi deklaruar, vota jonë është kundër’’, ka thënë ajo.

