Kuvendi i Kosovës do ta bëjë sot një tentim tjetër për ta zgjedhur kryetarin

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive.

Sipas njoftimit për media, seanca vazhdon të dielën nga ora 10:00.

Ndërkohë, në seancën e të premtes ka dështuar për herë të gjashtë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Njëkohësisht, sot përfundon afati kushtetues prej 30 ditësh, pas certifikimit të rezultateve për formimin e institucioneve.