Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutë, dënohet sulmi terrorist i Serbisë ndaj Policisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën e harmonizuar nga grupe parlamentare, ku dënohet ashpër sulmi i Serbisë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Pro rezolutës votuan 97 deputetë.

“Kuvendi i Kosovës e dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës”, tha Konjufca, duke lexuar pjesë të rezolutës.