Kuvendi i LDK miraton 3 kandidaturat, përpilohet lista për votim të fshehtë
328 delegatë prezentë të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së kanë miratuar kandidaturën e Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, raporton Mediafokus.info.
Burime të Mediafokus.info bëjnë me dije se secila kandidaturë është miratuar me votim në parim, ndërkaq në këtë moment po përpilohet lista për votim të fshehtë.
Pas pak, pritet të nis votimi nga delegatët.
Paraprakisht, Kuvendi ka zgjedhur Komisionin Kandidues dhe procesmbajtësit./Mediafokus.info/

