Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e Gjendjes Emergjente

Nesër (e martë), me fillim prej orës 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Sipas një dokumenti, që e ka siguruar Sinjali, shihet se në rend të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i vendimit të Qeverisë për Masat Emergjente për kufizim të furnizimit me energji.

Për thirrjen e kësaj seance kanë nënshkruar 40 deputetë, të gjithë nga radhët e Vetëvendosjes.