Kuvendi thërret seancë për nesër, në rend dite zgjedhja e nënkryetarit serb

Nesër nga ora 10:00 do të vazhdojë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite është zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.

Kjo seancë është thirrur pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që u publikua dje.

Me zgjedhjen e nënkryetarit serb, Kuvendi konsiderohet i konstituuar dhe për një gjë të tillë Kuvendi ka afat 12 ditë.