Ky deputet shqiptar pozon me snajper
Deputeti i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, Kujtim Gjuzi ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku duket me një armë snajper.
Një nga komentuesit i sugjeron ta marrë armën në Parlament, por teksa i përgjigjet, deputeti nuk përjashton që të marrë me vete në seancë plenare “një armë si stilolapsi i cili vret më shumë sipas Frashëllinjve”.
“Nuk lejohet ne parlament me hy me arme snaiper por edhe mundet te hyjme me ndonje arme tjeter sic asht stilolapsi i cili vret me shume sipsa frashellinjeve. nuk vrasin konservatoret njerez mik nuk vrasim, jemi disi paqesore”, ia kthen Gjuzi komentuesit.

