Ky do të jetë çmimi i derivateve për sot në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivative për 24 orët e ardhshme.
Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftim.


 
 
						 
						