Ky është 21-vjeçari që humbi jetën në rrethana misterioze

Një i ri ka humbur jetën në rrethana ende pa qarta. I riu ishte infektuar me koronavirus ditët e fundit dhe dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karinë të Peqinit. Viktima është 21 vjeçari Renato Nebiu, banues në këtë fshat.

I riu ishte infektuar me koronavirus ditët e fundit dhe dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese, rapporton panorama.com.al.

Ai është dërguar fillimisht në Spitalin e Peqinit dhe më pas në atë të Durrësit pa shenja jete.

Do të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë qartë shkaqet e ngjarjes./Mediafokus.info