Ky është 22-vjeçari që ra në Vardar me veturë dhe dyshohet të ketë vdekur

E.R i lindur në vitin 2000 nga Kumanova mësohet se është personi i cili sot me veturën e tij Golf ra nga ura në lumin vardar në Zhelinë.

Familjarët sot kanë qenë në vendin e ngjarjes duke dëshmuar se bëhet fjalë për personin E.R, informon TS.

Në adresën e portalit TS, ka arritur edhe fotografia e ER që dyshohet se është mbytur në lum, por ende nuk është gjetur.

Nga ana tjetër Komandanti i Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti  tha se kërkimet do të vazhdojnë nesër.

Nga policia dhe prokuroria ende nuk ka ndonjë informacion zyrtarë. /TS/