Ky është 24- vjeçari që mbyti nënën në Përmet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Përmet ku një 24- vjeçar ka vrarë nënën e tij.

I riu që shihni në foto është Albi Muhollari, i cili akuzohet se mbyti nënën e tij.

Muhollari ka dyshime se kreu krimin, duke mbytur nënën e tij Zeniat Muhollari me platstmas.

24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent, ndërkohë dyshohet se vuan nga probleme me depresionin, shkruajne mediat shqiptare.

I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Po ashtu mësohet se pak ditë më parë, 24-vjeçari ishte kthyer nga SHBA bashkë me nënën dhe babain e tij.