Ky është 28-vjeçari që u vra me një plumb në kokë në derë të shtëpisë

Mbrëmë në Gostivar u vra një 28-vjeçar me inicialet G.A., i cili vdiq në spital, pasi nuk i mbijetoi plagës së plumbit.

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan burime nga Policia.

Sipas burimeve policore, dorasit dhe motivi i vrasjes ende nuk dihen. Policia ka nisur hetimet.

Mediat maqedonase, të cilat citojnë dëshmitarë të ngjarjes, raportojnë se viktima është Gent Asani, i cili ka qenë duke u kthyer në shtëpi, kur u sulmua.

I riu është goditur me një plumb në kokë, për motive që ende nuk dihen.