Ky është 29-vjeçari që mbeti i vrarë në Malishevë
Mediat kanë raportuar dje për një vrasje tragjike e cila ka ndodhur diku në malet e fshatit Balincë të Malishevës ku si pasojë ka vdekur një 29-vjeçar i cili dyshohet se u vra me një plumb në krahëror.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
”Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, tha ai.
Ndërkaq, tashmë është publikuar edhe identiteti i viktimës. Bëhet fjalë për të riun Shkodran Krasniqi.
“Të nderuar miq, shokë e dashamirë, ju njoftojmë se pas një ngjarje tragjike, ka humbur jeten kusheriri, vëllau e shoku jonë SHKODRAN GANI KRASNIQI. Ende nuk është caktuar koha e varrimit, por varrimi dhe e pamja do të mbahet në vendlindje në Tërpezë”, thuhet në njoftimin e familjes të publikuar në faqen e fshatit Tërpezë.

