Ky është 30-vjeçari nga Malisheva që vdiq pasi ra nga një objekt ndërtimi

Një punëtor i moshës rreth 30-vjeçare ka humbur jetën sot në mëngjes pasi është rrëzuar nga një objekt ndërtimi në Prishtinë.

30-vjeçari i ndjerë është Arbnor Berisha nga komuna e Malishevës. Të afërmit kanë postuar edhe foton e Arbnorit në rrjetet sociale.

Me poshtë e gjeni njoftimin e plotë të postuar në Facebook:

Njoftim:

Ju njoftojmë,se sot në orët e hershme të mëngjesit nê vëndin e punës ka ndërruar jetë, Arbnor Fadil Berisha, nga fshati Berishë. I ndjeri ishte në mesin e personaliteteve i cili gëzonte respekt në fshat dhe përtej tij. Mungesa dhe humbja e tij për fshatin tonë është shumë e madhe. Zoti e shperbleftë me dritën e xhenetit! Për kohën e ceromonis së vorrimit ju njoftojmë me kohë.