Ky është 30 vjeçari që vdiç sot nga rrëzimi i lisit në Prishtinë
Një person ka vdekur pas rrëzimit të një lisi në Prishtinë, konfirmoi Policia e Kosovës. Ndërkaq, një grua, rreth të 30-tave po ashtu është dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar policia e Kosovës.
Mediat raportojnë se personi i cili humbi jetën është një 30 vjeçari nga Podujeva, Erdin Haxhiu.


