Ky është 30-vjeçari që vdiq disa ditë pasi ra nga objekti ku punonte në Fushë Kosovë

Pas disa ditësh trajtim në QKUK, mëngjesin e sotëm humbi jetën punëtori i moshës 30-vjecare i cili ra nga kati i 10-të ku punonte në Fushë Kosovë. Ky lajm ka tronditur familjen Rrustemi, kur morën vesh se Rifati nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se Rifat Rrustemi vdiq mëngjesin e sotëm në QKUK.

Për vdekjen e Rifatit ka njoftuar edhe familja e tij.

“Njoftim! Sot me daten 11.02.2023 ndrroj jete vellai im Rifat Rrustemi. Rreth ceremonis se varrimit ju informojm neser”, shkruan familja në njoftim.

melgoo

Ndryshe, pronari i kompanisë “Qlirimi”, Nazir Xhema kanë rënë në prangat e Policisë, si i dyshuar për këtë rast si dhe Rasim Voca pronari i kompanisë “Voca Dekor” përgjegjëse për skelet e vendosura në objektin ku u lëndua viktima.

Xhema dhe Voca të hetohen për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”