Ky është 32-vjeçari, trupi i të cilit u gjet sot në liqenin e Livoçit
Sot, u gjet trupi i pajetë i personit që ishte raportuar i zhdukur ditën e djeshme në Gjilan.
Sinjali merr vesh se i ndjeri është identifikuar si Xhezair Hafizi.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Ai njoftoi se trupin e pajetë e gjetën rreth orës 12:45, gjatë kërkimeve intensive në pendën e fshatit Livoç.
“Sot, më datë 28.11.2025, gjatë vazhdimit të kërkimeve, ekipet e specializuara të zhytësve të FSK-së arritën të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur më 27.11.2025. Vdekjen e tij në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor,” tha Osmani.

