Ky është 34-vjeçari nga Hajvalia që u shkel për vdekje nga vetura
Arban Sopjani 34-vjeç, është shkelur për vdekje mbrëmë nga një veturë në Hajvali të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Personi i dyshuar (ngasësi i automjetit), me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë në mbajtje.
Albani ka punuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
“Ai ishte një djalë i shkëlqyeshëm me plot vullnet për punë e jetë, të tillë do ta kujtojmë gjithmonë!”, thuhet në dedikimin e kolegëve të tij.

