Sinjali mëson se vdekjen e Berat Aliut, 36-vjeçar e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me Policinë, ku pas ekzaminimeve fillimisht u konstatua se i ndjeri nuk ka shenja dhune. Për ta kuptuar shkaktarin e vdekjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Sinjali raportoi mbrëmë se i dyshuari u gjet nga shoku, në villën e tij (villën e të ndjerit), ku kishin kaluar një natë bashkë, por të nesërmen ai u alarmua kur e pa që Berati s’kishe shenja jete.

Kjo e bëri që të njoftojë menjëherë Policinë dhe Autoambulancën, me ç’rast të gjitha njësitë përkatëse intervenuan në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Vdekje e dyshimtë” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.