Ky është 37-vjeçari që sot e humbi betejën me COVID-19
Elton Gegolli është 37-vjeçari i cili humbi jetën këtë të enjte në spital, pasi ishte infektuar nga COVID-19 dhe gjendja e tij erdhi duke u përkeqësuar me kalimin e ditëve.
Mësohet se i riu ishte trajtuar fillimisht nga mjekët në Elbasan, por pasi gjendja e tij u përkeqësua me kalimin e ditëve, ishte dërguar në Tiranë, ku u shtrua në spitalin Covid 2.
Prej 10 ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i riu nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

