Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima e këtij rasti është 67-vjeçari, Kadri Rafuna.

Në vendin e ngjarjes dje kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.