Ky është 77-vjeçari i cili vrau me çekiç në kokë të birin

Hamdi Bylykbashi është 77-vjeçari i cili vrau me çekiç në kokë të birin e tij, Shefkiun. Sipas një banori të fshatit, viktima jetonte në Gjermani bashkë me familjen dhe kishte pak kohë që ishte kthyer në vendlindje.

Mosmarrëveshjet me familjen e tij kanë bërë që ai të kthehet në banesën e prindërve.

Viktima mësohet se ka lënë tre fëmijë pas, ndërsa siç thanë banorët për Panorama TV, 50 vjeçari dhe autori nuk kishin konflikte më parë.

Hamdi Bylykbashi, mësohet se ka qenë i dehur në momentet kur ka ndodhur konflikti mes tij dhe të atit, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr.

Në këto kushte, për vetëmbrojtje, i moshuari e ka goditur disa herë në kohë të birin me një çekiç që përdoret për të thyer gurë.

Gazetarja e Panorama TV, bën me dije se viktima ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe për këtë shkak, kishte nisur të konsumonte alkool çdo ditë.

Ndërsa dita e premte, 17 shkurt, ka qenë fatale për të, pasi është konfliktuar me babain duke tentuar ta shtyjë në pus, ndërsa babai i është kthyer duke e goditur me çekiç.

Ndërkohë që familjarët, në polici kanë dhënë deklarime të rreme, ku kanë thënë fillimisht se viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe ishte dëmtuar në kokë. Pas hetimeve, policia vuri në pranga të moshuarin.