Ky është Avokati i ri i Popullit
Naim Qelaj sapo është zgjedhur Avokat i Popullit nga ana e Kuvendit të Kosovës, raporton Mediafokus.info.
Për zgjedhjen e Qelajt në këtë pozitë kanë votuar pro 69 deputetë, pesë kundër dhe tre kanë abstenuar.
Qelaj nuk ia kishte arritur t’i merrte votat e duhura në seancën e kaluar për marrjen e pozitës së Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit ka mandat pesëvjeçar.

