Ky është babloku 94-vjeçar që po lyp grua
Isuf Muhaxheri nga Kaçaniku, ka disa vjet që jeton i vetëm, pasi që gruaja i ka vdekur dhe tani duhet t`i kryej edhe punët e shtëpisë.
Muhaxheri kishte 16 fëmijë, 8 vajza dhe 8 djem. Gjysma i kanë vdekur dhe kjo e ka mërzitur shumë atë si prind.
Ai ka folur për momentet e mira që ka pasur me bashkëshorten tashmë të ndjerë, përcjellë tetovasot.com
“Gruaja më ka thanë ti je kanë marak me i ba dy gra, e unë i thosha, se pare kisha, me kanë marak menjëherë martona, po s’du me të shkel. Fëmijët mi ka këqyr shumë”.
Derisa rrëfen për jetën e tij, tregon edhe këtë detaj.
“Unë jam kanë zotëri njeri, tash me fshi… S’kam ditë, prej zorit po duhet mu mësu. E fshij krejt”, thotë ai.
Isuf Muhaxheri tani po kërkon një grua, që të mos jetojë vetëm.

