Ky është deputeti i LDK-së që del hapur kundër tërheqjes së 20 % të trustit
Ndonëse e kishte miratuar një vendim për tërheqjen e 10 për qind të trustit në kohën sa udhëhiqte me shtetin sa ishte kryeministër, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se një praktikë e tillë nuk duhet të vijë në Kuvend.
Thotë se bizneset janë duke funksionuar mirë dhe punësimi është normalizuar.
“Unë besoj që duhet t’i gëzohemi faktit që po shkojmë drejt mbylljes së pandemisë. Në vitin 2020 në qeverinë tonë kur kemi propozuar vendimin për tërheqje 10 për qind të trustit pensional e kemi bërë mbi arsyetimin se ka pasur një shok të pa precedent në ekonomi dhe shoqëri. Mijëra persona humbën vendet e punës, bizneset pësuan. Ne tash duhet të gëzohemi që po e përmbyllim pandeminë dhe ato pakot e mbështetjes ekonomike të promovuara në Qeverinë tonë kanë dhënë rezultate sepse kanë kthyer menjëherë në janar ekonominë në trend pozitiv dhe nuk jemi në situatë që të ndërmarrim veprime të tilla. Nuk besoj që është nevojshme të vijë në kuvend sepse bizneset janë duke funksionuar, punësimi është normalizuar dhe nuk ka arsye të marrim hapa radikal”, tha Hoti.

