Ky është djaloshi që u gjet i vdekur në një garazh në Lipjan
Një 19-vjeçar nga Lipjani është gjetur dje pa shenja jete në një garazh, në fshatin “Hallaq i Madh” të Lipjanit.
Lipjan 05.06.2022 – 13:04. Raportohet se nga familjarët është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, njofton policia.
Ndërkohë, mediat lokale kanë publikuar fotografinë e viktimës.

